Zvicra kërkon 85 mijë punëtorë nga jashtë, paga deri në 6.500 euro në muaj – Ja si të aplikoni!

  Zvicra kërkon 85 mijë punëtorë nga jashtë, paga deri në 6.500 euro në muaj – Ja si të aplikoni! Zvicra po përballet me një mungesë serioze të fuqisë punëtore dhe po përgatitet të rekrutojë rreth 85 mijë punonjës nga jashtë vendit, me paga që variojnë nga 3.500 deri në 6.500 euro në muaj, në varësi të profesionit dhe përvojës.

Sipas raportimeve, mungesa e stafit të kualifikuar është thelluar që prej vitit 2020 dhe pritet të përkeqësohet në muajt në vijim, duke shtuar presionin për punësime nga jashtë.

? Cilët sektorë kërkojnë më shumë punonjës?

Kërkesat më të mëdha janë në:

? Shëndetësi – mjekë, infermierë, personel mjekësor (1 në 4 mjekë është mbi 60 vjeç)

? Turizëm & hoteleri – staf restorantesh, punonjës hotelesh

? Teknologji & IT – informaticienë, specialistë teknologjie

? Inxhinieri & profesione teknike

? Arsim – mësues dhe personel arsimor

Në disa fusha, sidomos në shëndetësi, nevoja është urgjente për shkak të daljes në pension të një numri të madh profesionistësh.

Kandidatët që zotërojnë gjermanishten ose italishten kanë përparësi të konsiderueshme në procesin e punësimit.

Një nga mënyrat më të shpejta për të siguruar një vend pune është aplikimi përmes agjencive zvicerane të burimeve njerëzore, të cilat po menaxhojnë një pjesë të madhe të rekrutimeve,

Leave a Comment