Pini lëngje: rritja konsumimit të ujit dhe lëngjeve ndihmon rregullimin e lëvizshmërisë së zorrëve dhe lehtëson kapsllëkun. Pini të paktën 7-8 gota ujë në ditë. Në mëngjes esëll pini 1 gotë me ujë të vakët, 1 gotë dhallë ose 1 gotë me lëng frutash të freskët. Tërshëra: fillojeni mëngjesin gjithmonë me tërshërë.