Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.
Pjesa më e madhe e Europës do të jetë me mot të paqëndrueshëm, reshje dhe stuhi ere, më të theksuara në Europën Juglindore dhe Ishujt Britanikë, ndërsa Europa Qendrore dhe gadishulli Iberik do të kenë mot më të qëndrueshëm.
Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë.
Sipas MeteoAlb, Paraditja do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, kryesisht në jug dhe qendër, ndërsa pasdite moti përmirësohet. Temperaturat luhaten nga 1°C në 16°C, era fryn mbi 60 km/h dhe dallgëzim 4 ballë.
