Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Bulgarec të Korçës. Viktima Gëzim Vija, 78-vjeç, mësohet se ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë prej 25 vitesh.
I moshuari është baba i 4 fëmijëve, ku dy prej tyre jetojnë në Korçë ndërsa dy të tjerë jashtë shtetit. Në komisariat po çohen të gjithë familjarët për të deklaruar pasi nuk ka ende një motiv për ngjarjen.
