Gjermania jep urdhër të prerë

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se i ka kërkuar Iranit të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe të

heqë dorë nga programi i tij i armëve bërthamore gjatë një bisede telefonike me homologun iranian, Abbas Araghchi.

Në një reagim publik në rrjetin social X, Wadephul theksoi se Gjermania mbështet një zgjidhje përmes negociatave. Ai nënvizoi

gjithashtu se Berlini, si aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, ndan të njëjtin objektiv me Uashingtonin.

“Si një aleat i ngushtë i SHBA-së, ne ndajmë të njëjtin qëllim: Irani duhet të heqë dorë plotësisht dhe në mënyrë të

verifikueshme nga armët bërthamore dhe të hapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit”, deklaroi Wadephul, duke iu referuar edhe

kërkesës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta lidhur me sigurinë në rajon dhe programin bërthamor iranian

Leave a Comment