Lajm shumë me rëndësi për të gjithë që jetojnë në Gjermani

Lajm shumë me rëndësi për të gjithë që jetojnë në Gjermani: Qeveria gjermane ka miratuar një paketë kursimesh në vlerë prej miliarda euro për shëndetësinë. Problemi më i madh është që me këtë reformë, siç thonë disa kritikë, vijnë ndoshta lehtësime për fondet e sigurimeve, por jo edhe për qytetarët.

Qeveria ka miratuar propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë që u quajtën “historike” nga Kancelari Merz. Qëllimi kryesor i qeverisë është të mbajë kontributet e sigurimeve shëndetësore për individët dhe kompanitë në 14.6 përqind.

Ministrja Nina Warken parashikon kursime prej 16.3 miliardë eurosh vitin e ardhshëm nëse reforma zbatohet. Por masat e planifikuara do të nënkuptojnë barrë të reja për ata me sigurim shëndetësor ligjor, si dhe për industrinë farmaceutike, mjekët dhe vetë fondet e sigurimeve shëndetësore.

Warken tha se barrën e reformës do ta bartin të gjithë, por ka shumë kritikë që thonë se më së shumti do të ngarkohen kontributpaguesit, pra njerëzit e rëndomtë.

Reforma duhet të miratohet natyrisht edhe në Bundestag e Bundesrat, por së shpejti do t’ju njoftoj me të gjitha detajet,

Leave a Comment