Nëse jeni adhurues i kastravecëve turshi, kemi lajme të mrekullueshme për ju – lëngu i cili mbetet në kavanoz pasi që t’i keni ngrënë kastravecët gjithashtu është shumë i shëndetshëm! Kastravecët turshi përmbajnë mjaft ujë dhe minerale, më së shumti kalium, magnez dhe mangan, andaj janë të shkëlqyeshëm për hidratim dhe detoksifikim.