Sipas ekspertëve një regjim ushqimor që përbëhet nga ushqime të pasura me fibra, karbohidrate të shëndetshme të pa përpunuara, peshk dhe yndyrna të shëndetshme, këshillohet për ata me sheqer të lartë gjaku. Për sa i përket ushqimeve që duhen shmangur, këtu përfshihen ushqimet e pasura me sheqer të shtuar dhe karbohidrate të rafinuara.