Arsyet pse na dhembin këmbët, çfarë fshihet pas kësaj simptome? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të drejtoheni te mjeku

Dhimbja e këmbëve është një problem shumë i përhapur që prek njerëz të të gjitha grupmoshave.

Ajo mund të jetë e vazhdueshme ose e ndërprerë, mund të zhvillohet papritmas ose gradualisht, mund të atakoj tërë këmbën tuaj ose të jetë e lokalizuar në një zonë të caktuar, siç është kofsha, shputa ose gjuri juaj.

Dhimbjet mund të jenë të karakterit therës, shpuese, ose ndjesi shpimi gjilpërash. Dhimbjet e këmbëve mund të shkaktohen nga kontraktimet muskulare, lodhjet muskulare, dehidratimi, qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë, etj.