Operacioni është zhvilluar mes provincave të Monzës dhe Bergamos, pas një hetimi të gjatë që kishte në fokus trafikun e drogës brenda dhe jashtë Italisë.
Në qendër të skemës ishte një 43-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të strukturuar kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës dhe marijuanës.
Page 2
Fillimisht, policia ushtroi kontroll në banesën e tij në Brugherio, ku në një ambient të përshtatur si depo u gjetën mbi 7 kilogramë marijuanë të ndara në disa pako, gati për shitje.
Ky ishte sinjali i parë që çoi hetuesit drejt një zbulimi edhe më të madh.
Page 3
Nga verifikimet, rezultoi se i njëjti person kishte marrë me qira një magazinë në zonën e Bergamos, konkretisht në Ubiale Clanezzo. Aty doli në pah e gjithë skema.
Brenda magazinës, pas disa ndarjeve me kartonxhes, policia gjeti edhe 28 kilogramë të tjera marijuanë.
Page 4
Një pjesë ishte futur në thasë, ndërsa pjesa tjetër ishte në proces tharjeje dhe paketimi për treg.
Por surpriza më e madhe ishte në katin e poshtëm.
Page 5
Aty ishin ngritur dy ambiente të kompletuara si sera profesionale, me ndriçim, ventilim, ujitje dhe sistem për uljen e lagështisë.
Në total, u zbuluan 1920 bimë kanabisi të kultivuara në kushte të kontrolluara.