SHPËRTHEN KRIZA GLOBALE! Irani sfidon hapur Trump-in: “Do godasim kudo – bota pa gaz e naftë për vite! –

Negociatat po vijojnë me intensitet, por asnjëra palë nuk bën lëshime…

Lindja e Mesme rrezikon të futet në një fazë të re pasigurie këtë pasdite, ndërsa përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po shoqërohet me deklarata të drejtpërdrejta dhe kërcënime të ndërsjella.

Presidenti amerikan Donald Trump sinjalizoi më herët se zhvillimet në orët në vijim mund të jenë përcaktuese për të ardhmen e rajonit dhe më gjerë. Në një reagim publik, ai sugjeroi se situata mund të çojë në ndryshime të thella politike në Iran.

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare e mrekullueshme, kush e di?

Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë popullin e madh të Iranit!”, shkroi Trump.

Nga ana tjetër, reagimi i Iranit ka qenë po aq i drejtpërdrejtë. Sipas mediave shtetërore iraniane, të lidhura me Gardën Revolucionare, autoritetet kanë bërë të qartë se çdo sulm ndaj objektivave civile do të marrë përgjigje të menjëhershme dhe në të njëjtin nivel.

“Ne do të godasim infrastrukturën e Amerikës dhe partnerëve të saj në mënyrë që t’i privojmë ata dhe aleatët e tyre nga nafta dhe gazi i rajonit për shumë vite”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, Garda Revolucionare thekson se kapacitetet ushtarake iraniane shtrihen përtej rajonit dhe se përgjigjja nuk do të kufizohet vetëm në Lindjen e Mesme nëse, sipas saj, SHBA kalon “vijat e kuqe”.

Ndërkohë përpjekjet për të lehtësuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit janë ende në vazhdim, thanë për Reuters dy burime pakistaneze me njohuri mbi diskutimet, ndërsa sulmet ndaj Iranit intensifikohen,

Leave a Comment

VAZHDO LAJMIN