Sa i përket motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, Europa Lindore dhe Alpet do të kenë vranësira me reshje shiu e dëbore, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit do të dominohet nga mot i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të lehta.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.
Sipas MeteoAlb, Moti do të ketë kthjellime dhe vranësira, me reshje të pakta në zonat lindore dhe malore, ndërsa pasdite moti përmirësohet.
Temperaturat luhaten nga 0°C në 17°C, era fryn mbi 35 km/h dhe dallgëzim 2 ballë.
Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.